Kosova shënon përmirësime në fushën e të bërit në biznes

0
37

Kosova ka vazhduar të përmirësojë lehtësinë e të bërit biznes, duke iu afruar më shumë kufirit të praktikave më të mira globale në rregullimin e biznesit, thotë kështu Raporti i të Bërit Biznes 2019: Trajnimet për Reforma, të Grupit të Bankës Botërore.

Kosova e ka përmirësuar rezultatin e saj nga 73.71 në 74.15 pikë, ku rezultati më i lartë tregon një mjedis më efikas biznesi dhe institucione më të forta ligjore. Mirëpo, meqë renditja varet edhe nga reformat dhe lëvizjet në renditjen e të tjerëve, në raportin e këtij viti Kosova ka shënuar një rënie te vogël në renditjen relative, nga vendi i 40-të në vendin e 44-të.

Jemi të lumtur të shohim se Kosova është duke iu afruar standardeve më të mira të rregullimit të biznesit, por renditja tregon edhe se reformat duhet të lëvizin më shpejt, pasi Kosova duhet të jetë më konkurruese”, ka thënë Marco Mantovanelli, menaxher për Kosovën i Bankës Botërore.

Sipas tij, Banka Botërore mbetët e përkushtuar ndaj përkrahjes për Kosovën.

Banka Botërore mbetet e përkushtuar ndaj përkrahjes për Kosovën që ajo të krijojë kushtet për një rritje ekonomike më të qëndrueshme, të orientuar nga eksporti dhe gjithëpërfshirëse, që do t’u sillte qytetarëve të vendit mundësi më të mëdha për një jetë më të mirë”, ka thënë ai./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu