Kosova pranon nga Polonia donacion prej maskave dhe me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore

0
88

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 100 000 maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, donacion nga shteti i Polonisë.
Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19.