Kosova pëson rënie në renditjen e FIFA-s

0
47

Humbjet nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, i kanë kushtuar Kombëtares së Kosovës me rënie në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar sot.

Dardanët kanë rënë për një pozitë, duke u renditur tani në vendin e 117-të në botë.

Kosova ka 1158 pikë, nga 1167 sa kishte për muajin shtator.

Rënie ka pësuar edhe Shqipëria.

Kuqezinjtë kanë humbur tri pozita dhe tani ndodhen në vendin e 69-të me 1345 pikë./GazetaOlle