Kosova pëson humbje nga Rumania

0
43

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje në udhëtim te Rumania me rezultat 83:88. Ndeshja ishte e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2021.

Giordan Watson me 19 e Alez Olah me 15 pikë ishin më efikasit te vendësit. Të cilët në pjesën më të madhe të ndeshjes kishin një epërsi të lehtë, por pa arritur të shkëputen shumë në rezultat.

Ndërsa Lis Shoshi me 29, Dardan Berisha me 24 e Gëzim Morina me 22 pikë ishin më të dalluarit te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dardanët” u paraqitën pa asnjë lojtar të huaj, por edhe përkundër këtij fakti po thuaj gjatë gjithë ndeshjes ishin rivalë të barabartë me rumunët. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 2 dhjetor si mysafire e Maqedonisë, e cila edhe e kryeson grupin./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu