Kosova përfiton nga Banka Botërore 9.4 milion euro për projektin për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme

0
36

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milion euro.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme. Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Ky grant është va​zhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikan.