Kosova nisë përgatitjet për takimin kundër Estonisë

0
55

Kombëtarja e Kosovës tek femrat ka filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Estonisë.

Përzgjedhsja e Kombëtares, Afërdita Fazlija, ka mbledhur futbollistet për përgatitje në Obiliq para këtij takimi.

Njoftimi i plotë:

“Ju njoftojmë se Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Estonisë.

Gjatë ditës së sotme vashat e Kombëtares nën drejtimin e përzgjedhëses Afërdita Fazlija do të mbajnë dy seanca stërvitore në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Stërvitja e paradites mbahet prej orës 10:00 deri në 11:30, derisa stërvitja e pasdites prej orës 17:00.

Seancat stërvitore janë të hapura për media. Ju ftojmë t’i ndiqni këto dy aktivitete dhe t’i jepni mbështetje futbollit të femrave!”.