Kosova në grup me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë

0
66

Në Amsterdam është bërë tërheqja e shortit për Ligën e Kombeve për edicionin 2020/21. Në tërheqjen e shortit morën pjesë edhe presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përzgjedhësi Bernard Challandes, trajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala.
Kosova në këtë edicion do të luajë në Ligën C, pasi edicionin e kaluar fitoi grupin e saj në Ligën D, duke u ngjitur në një rang më të lartë në këtë kompeticion. Shorti deshi që në këtë edicion Kosova të jetë pjesë e Grupit 3 së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë. Ndeshjet e Ligës së Kombeve në grupe do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve:

E enjte, 3 shtator: Moldavia – Kosova (20:45)

E diel, 6 shator: Kosova – Greqia (20:45)

E shtunë, 10 tetor: Kosova – Sllovenia (20:45)

E martë, 13 tetor: Greqia – Kosova (20:45)

E premte, 13 nëntor: Sllovenia – Kosova (20:45)

E hënë, 16 nëntor: Kosova – Moldavia (20:45)