Kosova mund të luajë miqësore me këtë kombëtare të njohur

0
41

Shkëlqimi i Kosovës në Ligën e Kombeve ka ndikuar që edhe kombëtaret shumë të njohura të shqyrtojnë mundësinë për të luajtur miqësore me Përfaqësuesen tonë. E tillë mund të jetë edhe Uellsi, kombëtare e cila njëjtë sikur Kosova ka grup kualifikues me pesë skuadra, kështu që e ka mundësinë të luajë më tepër ndeshje miqësore se sa ato që gjenden në grupet me nga gjashtë skuadra. Pra, një nga kundërshtarët e mundshëm për Kosovën në muajin mars, mund të jetë Uellsi. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja ‘BBC’ e cila ka dhënë disa emra alternativë për Uellsin. Do të ishte natyrisht një ndeshje e madhe për Kosovën, të luante ndaj emrave të njohur si Gareth Bale apo Aaron Ramsey. Gjithsesi ende nuk dihet nëse diçka e tillë do të ndodhë, pasi Uellsi po kërkon edhe rivalë tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu