Kosova mposht Ishujt Faroe, kryeson grupin me katër pikë

0
210

Për 90 minuta lojë, Kosova ka arritur të menaxhojë lojën, e madje edhe të mposht Ishujt Faroe.

Në minutën e 50’të Arbër Zeneli ka shënuar golin e parë, nuk vonoi shumë dhe Kosova dyfishoi rezultatin, pikërisht në minutën e 54’të.

Kësaj radhe shënoi  Atdhe Nuhiu, top ky i pasuar nga Amir Rrahmani.

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitoren e parë në histori, në një ndeshje të karakterit garues.

Kosova kryeson grupin me katër pikë të grumbulluara, një më shumë se Ishujt Faroe.

Kjo ishte edhe ndeshja e parë e Kosovës në stadiumin” Fadil Vokrri” që nga renovimi, e Ligës së Kombeve dhe pas vlerësimit që UEFA i bëri punimeve në këtë stadium./Oxygenpress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu