Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19

0
55

Nga Armend Zemaj

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në funksion të trajtimit të përsonave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështëse”.

Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.
Shpresojmë që Plazma Konvalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qyetatarët do të përgjigjen pozotivisht.

Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshir Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Konvalescente.