Kosova merr vaksinën anti-COVID përmes Bankës Botërore

0
167

Edhe pse Kosova nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare, ky fakt nuk do ta pengojë në sigurimin e vaksinës për COVID-19.

Bile do të jetë në listën e vendeve të para që do ta sigurojë atë.

Gjatë të premtes në një paraqitje për media, shefja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, tregoi se dikasteri i saj është në negociata që të hyjë në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës Anti-Covid, me Bankën Botërore.

Ani se vaksina e cila do të aprovohet për aplikim nuk do të jetë falas për shtetin e Kosovës, atë do e merr përmes kredisë.