Kosova me shpresa për kualifikim, barazon me Irlandën e Veriut

0
155
PressEye - Belfast - Northern Ireland - 05th October 2018 Pictured: Picture: Philip Magowan / PressEye

Përfaqësuesja U19-femrat ka barazuar 0:0 në duel me Irlandën e Veriut, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Skocia 2019”.

Kosovaret kishin mundësi që nga kjo ndeshje të dalin me pikë të plota, meqë i kishin dy mundësi të mira për të shënuar.

Ky barazim konsiderohet shpresë për kombëtaren kosovare për kualifikim në rrethin elitë, meqë në ndeshjen e fundit luan kundër Estonisë. Kjo e fundit pësoi humbje nga Gjermania, ndërkohë që Irlanda e Veriut luan kundër Gjermanisë e cila konsiderohet favorite absolute.

Fati i Kosovës në listë varet edhe nga renditja e grupeve të tjera, por Kosova mund të kualifikohet nga pozita e dytë ose e tretë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu