Kosova i mëson rivalët për kualifikimet në EURO 2020

0
88

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Në Dublin është hedhur shorti për kualifikimet e EURO 2020, në të cilat Kosova do të ketë rivalë shumë cilësorë dhe me traditë të pasur të futbollit.

“Dardanët” janë në Grupin A, së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.  Ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit Evropian fillojnë në muajin mars të vitit 2019.

Është e qartë se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë tepër i vogël për t’i pranuar të interesuarit për t’i përcjellë ndeshjet kualifikuese të Kosovës.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë  do të jetë në Grupin D së bashku me kampionin botëror Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

 

Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova

Grupi B: Portugalia, Ukraina, Serbia, Lituania, Serbia

Grupi C: Holanda, Gjermania, Irlanda Veriore, Estonia, Bjellorusia

Grupi  D: Zvicra, Danimarka, Republika e Irlandës, Gjeorgjia, Gjibraltari

Grupi E: Kroacia, Uellsi, Sllovakia, Hungaria, Azerbajxhani

Grupi F: Spanja, Suedia, Norvegjia, Rumania, Ishujt Faroe, Malta

Grupi G: Polonia, Austria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia, Letonia

Grupi H:  Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andorra

Grupi I: Belgjika, Rusia, Skocia, Qipro, Kazakistani, San Marino

Grupi J: Italia, Bosnja, Finlanda, Greqia, Armenia, Lihtenshtajni./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu