Kosova e 75-ta për lirinë e shtypit

0
65

Kosova është renditur në vendin e 75-të në raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij” sa i përket lirisë së shtypit.

Bazuar në raportin e kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme në vitin 2018, si rezultat i përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.

“Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët”.

“Media të caktuara nuk hezitonin të kritikonin politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë së tij Demokratike të Kosovës, ndërsa qeveria akuzoi gazetarët kritikë se ishin “tradhtarë”.

Listës së 180 vendeve në raport i prinë Norvegjia ndërkaq Turkmenistani renditet e fundit.