Kosova dominon në xhudon botërore

Të udhëhequra nga strategu i madh, Driton Kuka, xhudistet e Kosovës e kanë vazhduar shkëlqimin e tyre edhe në një garë tjetër të madhe.

Në turneun Grand Prix që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit, Kosova është renditur në pozitën e parë me gjithsej katër medalje. Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka u stolisën me medalje të arta, ndërsa  Nora Gjakova e fitoi të argjendtën.

Xhudistet tona po vazhdojnë sigurt në grumbullimin e pikëve për të fituar normën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio./Oxygenpress.info