Kosova dëbon studenten e Oxfordit

0
44

Nita Shala ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin Juridik me notën mesatare 9.21. Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkpunim Ndërkombëtar  në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0.

Shala ka fituar gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit. Po ashtu ajo ka diplomuar edhe në  programin  ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA. Por kjo nuk është e tëra.

Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.

Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Puna në Tribunal dhe pasioni për të drejtat e njeriut ka ndikuar në  përzgjedhjen e temës së Doktoratës, përkatësisht identifikimin e statusit ligjor të konceptit të “garancive për mospërsëritje” në kontekstin e shkeljeve të rënda të së drejtave të njeriut.

Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyret e OKB-së në Gjenevë, këshilltare nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, dhe konsulente e Ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit Shqiptar si staf i kontraktuar nga Misioni i BE-së EURALIUS. /Infokus/OxygenPress.info