Kosova anëtarësohet në organizatën më të madhe të mjekësisë

0
60

Kosova’s Organization of Medical Students (KOMS), ka njoftuar se Kosova tash e tutje është shtet anëtare me të drejta të plota në organizatën më të madhe të mjekësisë “The International Federation of Medical Students’ Associations-IFMSA!

Shteti ynë i cili përfaqësohet nga KOMS, ka fituar të dejtën,  pas votimit të kandidaturës tonë nga shtetet anëtare të pranishme në IFMSA March Meeting 2019, që po zhvillohet në Portorož, Slloveni.

Kosova’s Organization of Medical Students (KOMS), e krijuar më 2011, është organizata e parë dhe më e madhe e studentëve dhe profesionistëve të shkencave mjekësore në Kosovë.

Procesi i anëtarësimit të studentëve kosovarë në IFMSA ka zgjatur dy vjet e gjysmë përgatitje për plotësimin e kushteve për anëtarësim të plotë në IFMSA./Kallxo/OxygenPress.info