Kosnett kritikon partitë, thotë se në listat për deputetë ka të dënuar e me aktakuza

0
36

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ka kritikuar partitë politike në Kosovë, të cilat kanë vendosur në lista kandidatë për deputetë me të kaluar kriminale.

Kosnett në twitter ka  ngritur pyetjen se si qytetarët mund t’i marrin seriozisht këto parti politike, kur deklarojnë se do ta luftojnë korrupsionin.

“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin që deklarojnë partitë politike ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, kur në listat e shume partive janë individë me akuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme dhe me sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion?”, ka shkruar Kosnett në twitter./alsat