Kosnett: Kosova ka nevojë për një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik

0
76

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar një gjyqësor të pavarur në Kosovë.

Kosnett ka thënë se vendi ka nevojë për një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik dhe se është thelbësore për të mbështetur shtetin ligjor.

“Ju, si gjykatës, jeni të pajisur me fuqinë për të zbatuar dhe gjykuar, por kjo duhet të bazohet në prova. Në punën tuaj, ju duhet të lini mënjanë çdo gjë që mund të shpërqendrojë ose heqë nga ndjekja e drejtësisë dhe sigurimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Një gjyqësor i pavarur, një gjyqësor që nuk i nënshtrohet presionit politik, është thelbësor për të mbështetur sundimin e ligjit. Ju, si gjykatës, jeni të pajisur me fuqinë për të zbatuar dhe gjykuar, por kjo duhet të rrënjoset në prova dhe vetë ligji”.

“Në punën tuaj, ju duhet të lini mënjanë çdo gjë që mund të shpërqendrojë ose heqë nga ndjekja e drejtësisë dhe sigurimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës.”