Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit?

0
106

Teodor Keko fliste troç. Këtë e bënte në parlament, por edhe jashtë tij. E bënte edhe kundër forcës së tij politike, atëherë kur shumë pak guxonin të kundërshtonin vendimet e partisë që e nxorri Shqipërinë nga zgjedha komuniste.

Shkrimi i tij: Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit? dhe fjalimin e tij në Kuvend ku deklaronte ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike me arsyen sepse nuk mund të luftoj për demokracinë në një flamur me disa deputetë të tjerë të PD-së që deklarojnë më zi se armiqtë e popullit shqiptar: Votat jepja Sllobodan Millosheviçit, por jo PS-së?

Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit

Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një kuzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë i ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt.

Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri.

E nisa nga analiza e vetvetes, për t?iu treguar se edhe unë habitem sesi shumë ish-kolegë të mi, dikur shumë më rrjepacakë ekonomikisht, nga unë, dhe ndryshe nga unë, pa asnjë të ardhur shtesë nga honoraret etj, sot banojnë në vila, apo apartamente superluksoze.

Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peizazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë: Mund të më thoni se ku i gjetët lekët???

Fjalimi i plotë i Teodor Kekos në Kuvend ku ndahet nga Partia Demokratike: Ne nuk kemi ardhur në pushtet të kërcënojmë shqiptarët

Zoti Kryetar, jam i detyruar t?ju paraqes mendimin tim të mëposhtëm:

Pas ditës së sotme, unë deputeti Teodor Keko, nuk do t?i bindem më disiplinës së grupit parlamentar të PD-së, nuk do të marr më pjesë në mbledhjet e këtij grupi parlamentar dhe do të votoj i pandikuar nga arsyeja dhe nga vendimet që do të marrë kryesia e PD-së.

Drejt marrjes së këtij vendimi për të vazhduar punën si deputet, bashkë tashmë i pavarur më shtyjnë disa arsye:

Në adresë të figurës time janë bërë sharje politike me etiketime nga më të ulëtat prej disa deputetëve të PD-së. Unë i kam kërkuar kryetarit të PD-së, zotit Eduard Selami të angazhohet për frenimin e kësaj fushate absurde, veç jo vetëm nga kryesia e PD-së, pasi sharjet dhe shpifjet ndaj personit tim janë shtuar edhe më me ato të botuara në gazetën e PD-së ?Rilindja Demokratike?, çka më shtyn të besoj se ju nuk keni tentuar ta mbroni figurën e njërit prej deputetëve tuaj, i cili nuk ka shprehur asgjë publike kundër platformës dhe kryesisë së PD-së.
U detyrova të marr këtë vendim, sepse nuk mund të luftoj për demokracinë në një flamur me disa deputetë të tjerë të PD-së që deklarojnë më zi se armiqtë e popullit shqiptar: ?Votat jepja Sllobodan Millosheviçit, por jo PS-së?, ?Unë kam alergji për pajtimin kombëtar? dhe të tjera marrëzi të kësaj natyre, të cilat duke mos u kundërshtuar energjikisht e publikisht prej Kryesisë së PD-së kanë krijuar përshtypjen e rreme se Kryesia e PD-së pajtohet me këto deklarata antikombëtare. Është e drejta e individit ë luftojë për demokraci në mënyrë të pavarur në strategjinë e tij, por unë do të desha t?ju kujtoja se një komb i rrënuar si i yni nuk shpëtohet i frymëzuar nga urrejtja. Ai shpëtohet kryesisht prej dashurisë. arsyes dhe humanizmit. Deklaratat e mësipërme janë antikombëtare, sepse jo vetëm që mbajnë erë revanshizëm, por ato çojnë përmes polarizimeve artificiale në konfrontime të rrezikshme, siç ndodhi në Poliçan, dhe kjo pavarësisht se si i interpretohet, për mua, në thelb është rezistenca e së majtës të kërcënuar nga e djathta. Ne nuk kemi ardhur në pushtet të kërcënojmë shqiptarët. Ne kemi ardhur në pushtet të ndihmojmë shqiptarët. Ai që mendon ndryshe, për mua, është tradhtar i Shqipërisë.
Jam tepër i shqetësuar prej disa fenomeneve që po ndodhin në Shqipëri dhe dua të shpreh publikisht se nuk kam asnjë pikë takimi me ta. Aktualisht, po flitet shumë për korrupsion. Duke folur shumë e duke mos zbuluar asgjë, kam frikë se korrupsioni po zëvendëson ligjin e djeshëm të agjitacion-propagandës. Aktualisht flamuri i luftës për korrupsion po i sulmon liritë e individit për të jetuar e punuar i lirë dhe po godet besueshmërinë e shqiptarit. Si efekt i kësaj fushate absurde sot populli shqiptar i shikon me mosbesim nëpunësit e tij shtetëror dhe kapitalistët e rinj, duke i quajtur arbitrarisht hajdutë dhe të korruptuar. Reagimi intuitiv i nëpunësve shtetërorë dhe kapitalistëve tanë të rinj prej fantazmës së korrupsionit është fatal për ekonominë shqiptare. Ai forcon maksimalisht në mënyrë figurative, lufton maksimalisht burokracinë dhe u mbyll portën afaristëve të huaj. Në mënyrë figurative do të dëshiroja ta shprehja si më poshtë thelbin e kësaj çështjeje: Çdo qeveri ka qenë që vetëm lehin dhe zagarë që zbulojnë gjahun. Qeveria e zotit Meksi t?i ndjellë qentë e t?i lëshojë zagarët që të korruptuarit të futen në burg dhe të ndershmit të punojnë të qetë.
Unë nuk i shikoj të majtët dhe idetë e tyre si alternativa e shpëtimit për Shqipërinë e sotme. Nesër ata mund të jenë të tillë, por kjo është çështje tjetër. Edhe grupi ynë parlamentar është prononcuar që nuk është i majtë. Mirëpo jo rrallë e djathta flet me gjuhën e së majtës dhe propozon e miraton ligje të majta socialiste. Mua ky më duket një absurditet i madh me pasoja për Shqipërinë dhe s?mund të pajtohem me të kurrsesi.
Si kryetar i komisionit parlamentar për mjetet e informimit masiv konstatoj tendenca për censurë ndaj mjeteve të informimit publik. Kur një parti i trembet informacionit, unë detyrohem t?i largohem kësaj partie. Rasti më flagrant është ai i ngjarjeve të Poliçanit ku u akuzua dhe u gënjye në mënyrë të paturpshme sikur populli i Poliçanit ka dalë me portretin e Enver Hoxhës në duar. Kush do t?ia lajë këtë njollë turpi popullit të Poliçanit para popullit shqiptar?
Një pikë tjetër që më detyron të largohem nga grupi parlamentar i PD-së është problemi i dosjeve. Kjo çështje është ngritur disa herë në Parlament dhe nuk ka marrë zgjidhje. Populli thotë: ?Përderisa nuk hapen dosjet, deputetët janë të përzier me Sigurimin e Shtetit?. Në pushtet sot është PD-ja. Ajo duhet t?i hapte dosjet e politikanëve që t?i tregonte popullit shqiptar ndershmërinë e saj, dhe të na i vinte nderin në vend ne të tjerëve që pretendojmë se nuk jemi të implikuar me sigurimin. PD-ja këtë gjë nuk e ka bërë dhe duket që s?ka ndërmend ta bëjë akoma. Atëherë unë kërkoj të pastroj nderin tim dhe deklaroj: ?Sigurimi i Shtetit s?ka pasur asnjë lidhje me mua dhe si deputet i pavarur këmbëngul sot dhe do të këmbëngul gjithmonë të hapen dosjet e politikanëve shqiptarë. Siç po vjen puna, po nuk u hapën dosjet tona, asnjë nuk do t?i besojë më vendimeve që do të marrë Parlamenti?.
Kam qenë dhe jam kundër përjashtimeve nga partia. Kam qenë dhe jam pro sugjerimeve dhe vërejtjeve të individit apo grupeve në një parti. PD-ja nuk i ka pranuar vërejtjet
E konsideroj turp që t?i bëhet biografia Azem Hajdarit, Gramoz Pashkos me dy vjet vonesë. Përse nuk u tha e vërteta që në fillim? PD-ja duhet të ndërgjegjësohet se edhe krimineli, edhe fshehësi i kriminelit dënohen nga ligji. Mirëpo ndodhi çudia. Azem Hajdari, nismëtari i demokracisë shqiptare, njeriu që unë e pranoj, më ka sjellë mua në këtë Parlament, del mbi shënimet e kujtesës si spiun, kurse akuzuesi pas dy vjetësh na bëhet deputet. Ky njeri pse nuk foli që në fillim? Përse na bëri neve besnikë të agjentit të urryer kriptosocialist, komunist etj.? Mua më pëlqen humori, por këto janë shaka me zarar. Dua të sinjalizoj përmes këtij Parlamenti faktin se nga kryesia e PD-së janë përzënë të gjithë ata që kanë kërkuar publikisht ikjen e Ramiz Alinë. Populli e di këtë gjë dhe unë po habitem me vitalitetin e Ramiz Alisë, i cili tallet dhe kërcënon përmes intervistave të tij të fundit.
Të nderuar deputetë,

Këto janë arsyet kryesore që më detyrojnë të bëj deklaratën si deputet i pavarur. Unë e dua Partinë Demokratike dhe e di se brenda saj ka shumë potenciale të spikatura kombëtare. Unë e di se shumë e shumë anëtarë të PD-së kanë devizë të tyre: ?Të rrojë Shqipëria!? Edhe deviza ime kjo është. Nëse PD-ja dominohet nga shqiptarizmi, atëherë opinioni publik shqiptar të jetë i bindur se vota ime indipendente do të jetë me atë të deputetëve të grupit të PD-së.

Në mbyllje do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen e opinionit publik shqiptar në lidhje me një pikë delikate, me qëndrimin e njerëzve ndaj deklaratës time. Atyre që janë kundër kësaj deklarate unë i lutem të tregohen tolerantë dhe të më konsiderojnë mik të tyre. Atyre që janë pro i rekomandoj të jenë tolerantë, vëllazëror me ata që pretendojnë të jenë ndryshe. Ne kemi armiq personal, por që janë minor përballë armikut të përbashkët.

Kanuni i Lekë Dukagjinit impononte paqe mes kundërshtarëve në prag të luftës për mbrojtjen e vendit. Ne duhet t?i lëmë përkohësisht pakënaqësitë tona. Shqipëria sot është keq; është në prag të luftës. Ne duhet ta shmangim këtë luftë. Në se shqiptarët do të përçahen, ne deputetët e këtij Parlamenti do të jemi të mallkuar për jetë. Ne populli na ka sjellë në këtë sallë që të na bashkojë dhe jo që të na përçajë. Mos e harroni Kosovën! Harroni inatet tuaja. Kosova është gjysma e Shqipërisë. Pa Kosovën ne jemi sakatë. Thërrisni një sakat përpara Parlamentit dhe dëgjoheni se ç?do t?ju thotë, pastaj vendosni se ç?qëndrim do të mbani.