Koronavirusi me mutacion: A duhet të shqetësohemi apo jo

0
138

Një studim gjigant i më shumë se 12,000 mutacioneve në koronavirusin e ri zbulon se asnjë prej tyre nuk ka bërë një ndryshim të madh në atë se sa lehtë infekton njerëzit, sipas raporteve nga studimet.

Mutacionet, të gjetura në më shumë se 46,000 mostra të marra nga 99 vende të ndryshme, të gjitha duket se janë neutrale, raportoi ekipi i ekspertëve kryesorë të gjenetikës virale në revistën Nature Communications.

“Zbulojmë se asnjë nga mutacionet e përsëritura të SARS-CoV-2 të testuara nuk shoqërohet me rritje të konsiderueshme të transmetimit viral,” raportuan Francois Balloux, Lucy van Dorp dhe kolegët e University College London.

Ata madje gjetën një mutacion shumë të diskutuar që shumë studiues besuan se e kishte bërë virusin të transmetohej më lehtë, por në të vërtetë, nuk duket se ka ndikuar në aftësinë e tij për të infektuar njerëzit. Mutacioni, i quajtur D614G, në të vërtetë nuk bën shumë, zbuluan ata.

“Ajo që ka ndodhur, megjithatë, është se D614G u shfaq herët në pandemi dhe tani gjendet në frekuencë të lartë globalisht,” shtuan ata.

Ky mutacion mori vëmendje, sepse u shfaq në një kohë pandemie, por deri më tani, nuk ka shumë për t’u shqetësuar.

Sidoqoftë, sapo njerëzit të fillojnë të vaksinohen kjo do t’i ndryshojë gjërat. Do të ushtrojë atë që njihet si presion selektiv mbi virusin dhe ka të ngjarë të fillojë të shndërrohet, tha Balloux.

Të gjithë viruset mund të sjellin mutacion dhe viruset e ARN, një grup që përfshin koronavirusët, krijojnë mutacion më shumë se të tjerët.

Ato mund të ndryshojnë për shkak të gabimeve të thjeshta të kopjimit, kur virusi shumëfishohet. Sidoqoftë, koronavirusët e bëjnë këtë më rrallë sesa viruset e tjerë të ARN-së.

Edhe një person i infektuar, mund të shkaktojë mutacionin e virusit nga ajo që njihet si “redaktimi i ARN-së së pritësit”.

Shumica e mutacioneve deri më tani duket se vijnë nga ky mekanizëm i tretë, tha ekipi i Balloux, por duket se janë neutralë: As nuk e dëmtojnë dhe as nuk e ndihmojnë virusin.

“Mutacionet që janë shumë të dëmshme, do të pastrohen me shpejtësi nga popullata. Mutacionet që janë vetëm pak të dëmshme, mund të ruhen, vetëm në mënyrë kalimtare.”

Burimi: CNN, Anabel