Koronavirusi gjendet deri tani në 6 lloje kafshësh

0
280

Tre leopardë dëbore, dy meshkuj dhe një femër, rezultuan pozitivë me koronavirus në kopshtin zoologjik të Louisville, në SHBA. Lajmi u konfirmua këtë të premte.

Të tre leopardët, simptomat e të cilëve janë “të buta” dhe përfshijnë kollë të thatë, pritet të shërohen plotësisht, tha drejtori i kopshtit zoologjik të Louisville, John Walczak në një deklaratë.

Leopardët ka të ngjarë të jenë infektuar nga një anëtar i stafit, i cili ka qenë asimptomatik, edhe pse kopshti ka marrë masat e saj për të parandaluar përhapjen.

Nuk ka gjasa që leopardët, ose kafshë të tjera, të paraqesin rrezik në transmetimin e virusit te njerëzit, pasi Covid-19 “përhapet kryesisht midis njerëzve”.

Leopardët e borës janë një nga të paktën gjashtë llojet e kafshëve të infektuara me koronavirus, pas një kontakti me njerëzit.

Kafsha e parë e infektuar ishte një tigër në kopshtin zoologjik “Bronx”, gjatë muajit prill. Deri në fund të muajit, tetë nga “macet e mëdha” të kopshtit zoologjik, përfshirë katër tigra të tjerë dhe tre luanë afrikanë, dolën gjithashtu pozitivë.

Sipas CDC, një numër i vogël qensh dhe macesh janë infektuar në SHBA.

Në shumicën e rasteve, koronavirusi te kafshët nuk është vdekjeprurës.\

Burimi: CNN, Anabel