Koronavirus – Si ta mbroni shëndetin tuaj mendor?

0
84

Koronavirusi e ka zhytur botën në pasiguri dhe lajmet e vazhdueshme në lidhje me pandeminë mund të ndjehen të pamëshirshme.

E gjithë kjo mund  të shkaktoj probleme të shumta në shëndetin tuaj mendor, veçanërisht për ata që tashmë jetojnë me kushte si ankthi, shkruan BBC.

Të shqetësohesh për lajmet është e kuptueshme por për shumë njerëz mund të bëjë që shëndeti i tyre mendor të keqësohet.

Kur Organizata Botërore e Shëndetit dha këshilla për mbrojtjen e shëndetit tuaj mendor gjatë shpërthimit të koronavirusit ajo u mirëprit në mediat sociale.

Limitoni lajmet dhe kujdes se çfarë po lexoni

Eximi i shumë lajmeve për koronavirusit mund të shkaktojë sulme paniku. Duke kaluar periudha të gjata larg nga faqet e internetit dhe mediave sociale ndihmon që të menaxhoni ankthin tuaj. Kufizoni sasinë e kohës që keni kaluar udke lexuar ose shikuar gjëra që nuk ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Bëni pushime nga mediat sociale dhe largohuni nga njerëzit që iu shkaktojnë ankth

Në rastet kur nuk mund të menaxhoni ankthin tuaj duhet të largohni nga ato dhe në vend se të kapni telefonin merrni ndonjë liber dhe lexoni diçka të bukur.

Lani duart

Për njerëzit që vuajnë nga ankthi mund të jetë e vështirë të menaxhojnë kur gjatë gjithë kohës dikush u thotë të lajnë duart. Prandaj, në mënyrë miqësore këshilloni ata.

Mbani kontakte me njerët

Sigurohuni që po kaloni kohë të mirë me personat e mbyllur që keni në shtpi. Nëse jeni duke izoluar, bëni një ekuilibër midis turinës dhe sigurisë që rekomandohet çdo ditë.