Koreja e Veriut zbulon një raketë balistike ndërkontinentale gjigante

0
90

Koreja e Veriut zbuloi sot një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) gjigante gjatë një parade ushtarake në Phenian, sipas analistëve ushtarakë.

Secila nga raketat u tërhoq nga një automjet me 11 boshte dhe Akit Panda i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, një OJQ që shqyrton rreziqet bërthamore, shkroi në Twitter se ishte “raketa më e madhe me djegie e parë ndonjëherë.

Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un theksoi sot se do të vazhdonte riforcimin e ushtrisë dhe shtoi se nuk kishte asnjë rast me koronavirus në vend, gjatë një parade ushtarake gjigante , gjatë të cilës Pheniani zbuloi teknologjitë e fundit të mbrojtjes./atsh