Korab Lecaj me regjinë e filmit “Klithma” shpërblehet me çmim special në New York

0
273

Korab Lecaj për regjinë në filmin “Klithma”, është shpërblyer me çmimin special “OUTSTANDING ACHIEVEMENT IN DIRECTING” në edicionin e 9-të të “International Filmmaker Festival of New York”.

Ky festival është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht në New York, SHBA.

Ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”:

-Best Short Film – West Nordic International Film Festival (Norvegji)
– Best Editing – 7th Indian Cine Film Festival (Indi)
– Best Screenplay – Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë)
– Best Cinematography – Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
– Outstanding Achievment in Directing – International Filmmaker Festival of New York (USA)