Kontrolli i përmbajtjeve që nxisin urrejtjen në internet

0
66
A smartphone user shows the Facebook application on his phone.

Franca dhe ”Facebook” do të punojnë së bashku për kontrollin e përmbajtjeve në rrjetet sociale dhe në internet, ka deklaruar kështu në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Facebook” së shpejti do të presë një delegacion të rregullatorëve francezë, të cilët do të kenë si detyrë me ekspertët e ”Facebook” të hartojnë rekomandime të sakta dhe konkrete në lidhje me luftën kundër përmbajtjeve me tone urrejtjeje dhe fyese’’, pohoi Macron në UNESCO, në nisje të punimeve të Forumit Ndërkombëtar për drejtimin e Internetit, i cili mbahet çdo vit, shkruan Ata.

Jam i kënaqur për këtë përpjekje eksperimentale , shumë inovative që do të na mundësojë një reflektim shumë më konkret të mënyrave më të mira për të garantuar që platformat kryesore të zbatojnë një nivel të lartë cilësie në maturinë e përmbajtjeve’’, përfundoi  Macron./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu