Kontribo edhe ti duke respektuar me përpikmëri masat në fuqi!

0
114

Nga Ministria e Shëndetësisë

Të dashur qytetarë

Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në komunat e Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19. Vendimet do të merren për ato komuna në të cilat shtohet shkalla e rrezikut nga sëmundja COVID-19 me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të numrit PERSONAL.

Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik.
Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

Kontribo edhe ti duke respektuar me përpikmëri masat në fuqi!