Konsumimi i tepërt i kripës rrit rrezikun e vdekjes

0
66

Një studim i ri i realizuar nga ekipi i departamentit të mjekësisë në Brigham Ëomen Hospital konfirmon se konsumi i ushqimeve shumë të kripura rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Sipas shkencëtarëve nuk është e thjeshtë të matësh nivelet e natriumit në organizëm. Metoda më e mirë është përmes urinës. Mbetjet e kripës në urinë variojnë nga orët e ditës, kështu që autorët e studimit mendojnë  se është e nevojshme të bëhen analiza periodike, por duke mbuluar 24 orët e së njëjtës ditë.

Spcialistët realizuan një ndjekje të pothuaj 3000 pacientëve me simptoma prehipertensive përgjatë 20 viteve. Doza ditore e pjesëmarrësve në eksperiment varionte në normën mes 1200 miligramë dhe 9000 ditore. Në përfundim të eksperimentit më shumë se 200 vullnetarë kishin vdekur nga probleme kardiovaskulare.

Sipas shkencëtarëve rreziku i vdekjes së parakohëshme u rrit progresisvisht mbi sasinë e 1200 miligramëve ditore, ndërsa poshtë kësaj shifre gjendet ajo që quhet pragu i sigurisë.