Konsumimi i tepërt i karrotës, do t’ua ndryshojë ngjyrën e lëkurës

0
547

Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, ka ardh në përfundim se konsumimi i tepër karrotave,  rezulton me në ndryshim të ngjyrës së lëkurës. E kjo ngjyrë është portokalli, ky fenomen quhet karotenemia.

Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Që të ndodhë kjo, duhet të hani shumë karrota gjatë ditës.

Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karrotat janë ushqimi klasik i bebeve.

Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karrotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karrotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.