Konsumi i alkoolit në masë të ulët ka benefite

0
137

Ndoshta keni dëgjuar për paradoksin francez: Përse niveli i sulmeve në zemër është më më i ulët kur francezët hanë shumë më shumë yndyrë?

Kjo u është atribuar faktit se francezët adhurojnë një gotë nga vera e kuqe ose më shumë.

Konsumi i alkoolit në masë të ulët ka benefitet e veta. Kujdes, konsum i pakët!

Konsumi i verës së kuqe ka treguar të jetë një faktor ndihmës në parandalimin e sulmeve në zemër, ngritjen e kolesterolit të mirë dhe po ashtu ka veti anti-inflamatore që mbrojnë kundër kancerit.

Mirëpo sa nga këto benefite gëzoni nga vera e bardhë?

Lajm i mirë, adhurues të kësaj vere. Përderisa vera e kuqe merr të gjitha meritat, vera e bardhë po ashtu ka benefite të shumta për shëndetin tuaj.

Studimet treguan se vera e bardhë mund të ndihmojë po ashtu në parandalimin e sulmeve të zemrës.

Vera e bardhë po ashtu mund të rregullojë nivelet e kolesterolit njëjtë sikur vera e kuqe.

Mirëpo ajo që do t’iu habisë me të vërtetë është kjo:

Universiteti i Buffalo-s në 2002 nxori një studim që thoshte se vera e bardhë mund t’iu ndihmojë për të pasur mushkëri të shëndetshme.

Kurse studimi i kryer në Universitetin e Barcelonës në 1999 tregoi se vera e bardhë ka shumë më shumë antioksidant se vera e kuqe.

Në këtë pikë ne ju rekomandojmë që asnjëherë të mos e teproni me konsumin e alkoolit.