Konkursi për drejtor të SHSKUK-së: Eliminohet Krasniqi, në garë hyjnë ish-këshilltari i Zemajt dhe Sejdiut

0
207

Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK e ka eliminuar nga gara për drejtor të përgjithshëm Valbon Krasniqin, në konkursin e shpallur nga Bordi Drejtues.

Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK i udhëhequr nga Alban Janova, e ka eliminuar nga gara për drejtor të përgjithshëm Dr. Valbon Krasniqin. Në njoftimin e publikuar nga Janova, dy nga gjashtë kandidatët nuk i kanë plotësuar kriteret për t’i hyrë garës për drejtor.

Sipas dokumentit, Valbon Krasniqi i cili aktualisht është ud. drejtor i SHSKUK-së, dhe kandidatja Gloria Staka, iu mungon përvoja menaxheriale prej pesë vjetësh dhe si rrjedhojë nuk i plotësojnë kriteret për të hyrë në konkurs.

Ndërkaq katër kandidatët tjerë, ish-këshilltari i ministrit Armend Zemaj, Saudin Maliqi, ish-kandidati për deputet nga LDK, Gani Halilaj, ish-këshilltari i Basri Sejdiut, Driton Ukmata dhe ish-kandidati për deputet nga AAK Basri Lenjani, i kanë plotësuar kriteret për t’i hyrë garës për drejtor të SHSKUK-së.

Në dokumentin e publikuar nga Sektori i Burimeve njerëzore, thuhet se kandidatët e eliminuar mund të paraqesin ankesë ndaj këtij vendimi. /Gazeta Shneta/