Konkurs bukurie në Marok, fiton gomarica Kleopatra

0
67

I zbukuruar me kurora lulesh, një gomaricë e quajtur Kleopatra, ka argëtuar fshatarët në qendër të Marokut, me performancën e tij dhe ka fituar çmimin kryesor në një konkurs bukurie.

Duke marrë emrin e një mbretëreshe egjiptiane, ajo triumfoi në Festibaz, duke u bërë e para gomaricë femër që e fiton garën që u mbaj të fshatin Beni Ammar.

Është një kafshë e palodhur, por që kërkon shumë kujdes – thotë pronari i saj. Fermeri mori në shtëpi një çmim prej 2500 dirhamësh, ose 235 euro, dhe një thes me drith ndërsa konkursi i bukurisë u rikthye pas pesë vitesh mungesë, kjo për shkak të vështirësive në financim.

Përveç kurorës së luleve, Kleopatra mbante edhe syze dielli dhe merrte jo pak poza para nëntë anëtarëve të jurisë. Në panel përfshihej një veteriner, një mësues filozofie, që ekzaminoi pamjen e gomaricës, shëndetin dhe lidhjen me pronarin. Edicioni i 12 i festivalit në Beni Ammar, rreth 120 km në perëndim të kryeqytetit Rabat, ishte konceptuar si festë.

Gomerët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e banorëve të fshatit. Ata janë një mënyrë e rëndësishme transporti dhe ndihme në zonat rurale, por kanë një reputacion jo të mirë në kulturën popullore dhe emri i tyre mund të përdoret me konotacione fyese.

“Ne – thonë organizatorët e konkursit- duam të ndryshojmë këtë imazh të shokut të hershëm të njeriut”./TCH