Kongresi shpall fitoren e Biden dhe Harris

0
55

Kongresi amerikan sapo ka shpallur Joe Biden dhe Kamala Harris president dhe zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Votimi përfundoi me 306 vota pro nga ana e demokratëve kundrejt 232 të republikanëve.

Kongresi hodhi poshtë disa kundërshtime të bëra nga eksponentë republikanë, pasi seanca u ndalua për shkak të sulmit nga protestuesit pro Trump në Capitol Hill, që shkaktoi katër të vdekur.

Biden dhe Harris do të betohen më 20 janar.