“Kongresi i Manastirit do të mbetet në histori, si një nga faqet më të pandershme e më të turpshme”

0
762

Më 14 Nëntor 1908, në Manastir nisi punimet Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Kështu me 22 nëntor, Kongresi i Manastirit përfundoi punën për alfabetin e gjuhës shqipe.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë , e shumë vende tjera.

“Alfabeti ynë hyn në mesin e alfabeteve më të pasura në botë: 1. Japonisht: 2136 shkronja, 2. Teluguisht: 753 , 3. Tamilisht: 247 , 4. Khmerisht: 74 , 5. Thaijisht: 70 , 6. Malahjalamisht: 58 , 7. Sinhalajisht: 54 , 8. Banglajisht: 52 , 9. Kannadajisht (në Indi): 49 , 10. Hindisht: 44 , 11. Hungarisht: 44 , 12. Abkhazisht: 41, 13. Armenisht: 39, 14. Shqip: 36”, ka shkruar shkrimtari kosovar, Ag Apolloni.

Ai thotë se alfabeti shqiptar është ndër më të pasurit. Duke u renditur kështu pas alfabetit të hungarishtes.

“Nuk di nëse është mirë apo keq ta kemi alfabetin në listën e mësipërme, pasi shumësia e shkronjave duket “pasuri”, por edhe mungesë “përzgjedhjeje”, ka thënë tutje Ag Apolloni.

Tutje, ai ka shkruar se në Kongresin e Manastirit nuk u ftua ai që do të duhej ta luante rolin kryesor në hartimin e alfabetit: Faik Konica.  Duke iu dërguar ftesa disa orë para mbajtjes së Kongresit, pas disa ndërhyrjeve të personaliteteve shkodrane, por që Konica prapë kishte vendosur të mos jetë prezent.

Ag Apolloni këtë kongres ka thënë se ky kongres do të mbetet në histori të lëvrimit shqiptar si një nga faqet më të pandershme e më të turpshme.

“Faik Konica iu drejtua me këto fjalë atyre të Kongresit: “[Ju të Kongresit të Manastirit] jini më të shumtët çobanë, dhe kur më shkon mendja te ju, gjithë njomësia e idhujve të Theokritit më flladit zemrën. Ah mblidhuni, mblidhuni matriotë të staneve, thirrni zanat t’ju ndihmojnë në vepra të bukura. Nisuni- nisuni: Po një gjë më shqetëson. …..Hasani dhe Beluli, Ristoja dhe Jorgaqi, dhe çobanët e tjerë të “kongresit” a dinë të shkruajnë?”, ka shkruar ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu