Konfirmohet orari i ndeshjeve të Dardanëve në Ligën e Kombeve

0
85

UEFA e ka konfirmuar kalendarin e ndeshjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që do të nisë në muajin shtator. Kombëtarja e Kosovës në këtë edicion do të bëjë gara në Grupin 3 të Ligës C, derisa ndeshjen e parë do ta luajë kundër Moldavisë, si mysafire më 3 shtator, kurse tri ditë më vonë do të jetë mikpritëse e Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, në muajin tetor Dardanët do t’i luajnë tri ndeshje, ngase fillimisht më 8 tetor do të ballafaqohen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Evropian, derisa më pas luajnë me Slloveninë më 11 tetor dhe me Greqinë më 14 tetor, në kuadër të Grupit 3.

Ja kalendari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës:
3 shtator
Moldavia-Kosova (20:45)

6 shtator
Kosova-Greqia (20:45)

11 tetor
Kosova-Sllovenia (20:45)

14 tetor
Greqia-Kosova (20:45)

15 nëntor
Sllovenia-Kosova (20:45)

18 nëntor
Kosova-Moldavia (20:45)