Konfirmohet ndalimi me faza i cigareve aromatike në BE

0
34

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian konfirmoi të mërkurën ndalimin gradual të cigareve aromatike në Union, specifikuar në Direktivën Europiane Antiduhan, e miratuar në vitin 2014.

‘’Ndalimi me faza, në nivel të BE-së, i cigareve dhe duhanit që përmbajnë aromë hyn në fuqi’’, njoftoi Gjykata.

Ky ndalim nuk shpërfill parimet e sigurisë ligjore, trajtimin e barabartë dhe proporcionalitetet dhe as atë të lëvizjes së lirë të mallrave, përcjell Atsh.

Gjykata dha këtë vendim pas një ankese të kompanisë gjermane ‘’Planta Tabak’’, që  prodhon dhe tregton produkte derivat të duhanit, kryesisht të duhanit të përgatitur vetë dhe me aromë.