Konferenca e radhës e Salih Mustafës mbahet më 1 shkurt

0
63

Dhomat e Specializuara të Hagës do të mbajnë konferencën e radhës më 1 shkurt për ecurinë e çështjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Siç ka njoftuar faqja zyrtare, konferenca do të mbahet në ora 11:00, njofton Klan Kosova.

Kjo është seanca e katërt statusore e cila po caktohet për çështjen e Salih Mustafës.

Mustafa është i ngarkuar me akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.