Komuna e Prishtinës nuk brengoset ku shkojnë qindra mijëra euro të dedikuara për qentë

0
130

Fondacioni për të drejtat e Kafshëve ka reaguar kanë bërë një vizitë monitoruese tek Qendra për Trajtim të Kafshëve në Harilaq me datë 5 shkurt 2019.

Qendra në fjalë QTK, është e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës në tenderin me titull “Trajtimi i qenve endacak”, me numër tenderi: 616-18-7726-2-2-1.

Përgjegjësitë e kësaj qendre janë që të kapin qentë, t’i kastrojnë/sterelizojnë, vaksinojnë dhe lëshojnë sërish në rrugë.

Vlera e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës është 100.000 euro, kurse vlera për trajtimin e një qeni është 100,00 euro. Kuptohet që këto para, janë para publike, të tatimpaguesëve të Republikës së Kosovës.

Kjo qendër ka hapësirë dhe fonde të mjaftueshme (bile më shumë se duhet) për të bërë një punë të shkëlqyeshme; por ngaqë nuk kanë as monitorim të duhur që parashihen sipas ligjeve dhe as kontratë të mirëfilltë, që të mbrojnë mirëqenien e kafshëve në maksimum dhe t’i shpenzojnë fondet publike në mënyrë korrekte, kjo qendër bënë eksperimene me qentë dhe nuk i bëhet vonë që veterinerët që punojnë në kastrim/sterelizim bëjnë një punë shumë jo-profesionale.

Këtu më poshtë i listojmë shkeljet ligjore dhe kontraktuale që i kemi gjetur, vetëm me një vizitë:

1. Mungesa absolute e higjienës (edhe pajisjeve operacionale).
Cdo qen operohej me të njëjta pajisje kirurgjike; Veterinerët dhe “praktikantët jashtëligjor” aty nuk kishin as doreza sterile dhe rroba të duhura siç e kërkon profesioni i veterinarisë.

2. Në fotot mund të shihni se fëmijë të moshës së shkollës së mesme ishin duke marrë pjesë dhe duke ekzekutuar operacionet – kjo është direkt ndesh me ligjin e veterinarisë nr. 2004/21 dhe ligjit të përkujdesit ndaj kafshëve nr. 02/L-10 dhe udhëzimin administrativ 04/2017.

Ne jemi shumë dakord që studentët të cilët sipas ligjit dhe kurrikulës universitare vëzhgojnë punën apo bëjnë edhe praktikë që të mësojnë mbi kastrimin dhe sterelizimin e qenve, por asesi këtë praktikë ta bëjnë nxënësit/fëmijët e shkollës së mesme të bujqësisë. Qentë, nuk janë subjekte eksperimentale për fëmijë dhe as për veterinerët e punësuar aty, që njëkohësisht janë edhe mësimdhënës të shkollës së mesme profesionale të bujqësisë “Abdyl Frashëri”, në Prishtinë.

3. Qentë barteshin nga lokacion në tjetërin dhe po ashtu gjatë operacionit pa asnjë lloj kujdesi, duke u trajtuar si gjë send e jo qenie e gjallë (edhe pse nën anestezion).

4. Edhe pse hapësirë të mjaftueshme në qendër, pronarët e qendrës nuk kishin edhe një tavolinë shtesë për përgatitjet para operacionale. Sic shihet në foto, gëzofi i qenit u rruajke në tokë në një mënyrë aq jo profesionale. Shikoni se si mësimdhënësit i mësojnë nxënësit e tyre të punojnë: duke bërë punë që nuk iu takon me ligj dhe duke bërë një punë jashtë çdo rregulli ligjor dhe të mjekësisë veterinare.

5. Sipas veterinerëve të punësuar në QTK, qentë mbaheshin në qendër për 2 javë pas operacionit.

Në udhëzimin administrativ 04/2017, qentë duhet të mbahen më së largu 5 ditë nga dita e operacionit. Kafsha duhet të mbahët më shumë, nëse pas operacionit ka dhimbje apo nuk shërohet menjëherë.
Ne tani kuptojmë mirë arsyejen që mbahen qentë kaq gjatë aty, sepse ashtu me vrullë të kapjes dhe të operacionit aspak delikat, nuk cuditemi edhe nëse qentë nuk sherohen nga dhimbjet për 14 ditë.

6. Operimet bëheshin shumë shpejtë nga ana e nxënësve të shkollës së mesme. Veterinerët ekspertë nga bota, konfirmojnë që një operim i mirëfilltë tek qentë meshkuj zgjatë rreth 15-20 minuta, kurse qenve femra, 35-45 minuta. Nuk e kemi të qartë se si në Kosovë, qentë bëhen operacion për 5 minuta? Edhe atë nga një nxënës i shkollës së mesme? I vetmi shpjegim i arsyeshëm nga veterinarë tjerë profesionist që i kemi konsultuar, ka qenë se nuk është bërë kastrimi i mirëfilltë dhe pasojat e trajtimit të vrullshëm të qenve në atë mënyrë, mund të kenë pasoja për qentë më pas. Siç shihet në foto, qentë po pësojnë shumë vuajtje dhe rrezikohen të vdesin pak jave pas kastrimit apo sterelizimit.

7. Njëri nga veterinerët aty, bënte shaka me abuzimin ndaj kafshëve, gjë që ishte mjaft brengosese. Kur i kemi pyetur fëmijët e pranishëm se a e pëlqejnë me të vërtetë këtë profesion dhe kafshët, veterinari që ishte edhe mësimdhënësi i tyre, pa i lënë nxënësit të përgjigjen, bënte shaka që: “Veç s’po ia gjejmë kokën, qe me ia futë një shpullë (do të thotë qenit)”. Ne jemi të bindur se gjestet dhe sjelljet e tilla nuk duhet të jenë të pranueshme në asnjë ambient dhe sidomos ku ka edhe praktikantë të mjekësisë, veterinare apo njerëzore. Kështu ua mësojnë etikën e punës së mjekësisë veterinare fëmijëve dhe studentëve.

________

Edhe Komuna e Prishtinës por edhe AUV, duhet të ndërmarrin hapa konkrete dhe ndeshkuese për këto shkelje ligjore.

Ne kemi pasur takime me Komunën e Prishtinës, përkatësisht menaxherët e kontratës së projektit në fjalë. Të gjithë menaxherët e kontratës janë të njoftuar mbi këto parregullësira por ende asgjë nuk është ndërmarrë.

Sipas legjislacioneve në fuqi, ankuesit apo paditësit, duhet të njoftohen nga organët që pranojnë ankesat apo shkeljet ligjore, mbi masat që janë marrë ose nuk janë marrë në lidhje me problemin të cilin qytetaret si pale ankuese kanë adresuar.
Ne përkundrazi, nuk kemi marrë asgje nga menaxherët e kontratës dhe as nga Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës.

Të gjithë në këtë shtet, siç duket luajnë me qytatarët dhe tatimet e tyre (fonder publike) dhe me kafshët dhe mirëqenien e tyre.

Me ne në vizitë ishte edhe z. Taraku, i cili është Koordinatori Kombëtar i Qenve Endacak në Kosovë dhe i cili është përzgjedhur vitin e kaluar nga Kryeministria e Kosovës.

Mbi çdo gjë është informuar edhe z. Arsim Arifi, Shefi i Sektorit te Inspekcionit Veterinar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë, por as ky i fundit nuk reagon.