Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

0
104

Sikurse edhe viteve të kaluara, Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nënit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, sot kemi nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020.

Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Personat të cilët veprojnë në kundershtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

No photo description available.