Kompensimi financiar shtesë për punonjësit shëndetësor tashmë pjesë e Ligjit

0
63

Nga Albena Reshitaj, deputete e Kuvendit të Kosovës

Kompensimi financiar shtesë për punonjësit shëndetësor do jetë pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19 që pritet të miratohet sot në Kuvend dhe me këtë kjo çështje nuk do të mbetet vetëm në vullnetin politik të Qeverisë.

Sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ishte për raportim Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ku mes tjerash bëra thirrje dhe kërkova që shtesat e mjekëve, stafit mbeshtetës, policëve dhe inspektoratëve që ballafaqohen me pandeminë Covid19 duhet të rregullohen me ligj dhe nuk duhet të jene vetëm në vullnetin e qeverisë, sepse qeveritë mund të ndërrohen kurse gjendja pandemike mund të zgjasë dhe nuk mund ta parashikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet.

Prandaj është shumë me rëndësi propozimi te cilin e kem inicuar si komision qe përbrenda ligjit për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid19 të specifikohen saktë kompensimet shtesë për personelin shëndetësorë, policinë e Kosovës dhe Inspektoratët që janë në ballafaqim me Pandeminë Covid-19.

Pas votimit në Kuvend:

Qytetarë të dashur,

Nga sot vendi ynë ka Ligjin mbi Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndihem e lumtur që si Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe deputete e Parlamentit te Kosovës kam dhënë kontributin tim në propozimin dhe kompletimin amandamenteve në këtë Projektligj.

Ky ligj pas një pune shumë të madhe që kemi bërë, tani është i plotësuar dhe i formuluar në bazë të kërkesave dhe nevojave për në një menaxhim sa më të mirë të Pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Më vjen mirë që të gjitha propozim-amandamentet e mia tashmë janë pjesë e inkorporuar e këtij ligji, ndër të tjera theksoj nenin XX , kërkesën time të kahmotëshme për përkrahje për të gjithë ata që janë në vijjen e parë të frontit në betejën me Covid 19.

Uroj shëndet për gjithë qytetarët e vendit, me shpresën që Pandemia të kalojë sa më shpejt dhe që ky ligj të ketë jetë të shkurtë.

Albena Reshitaj
Deputete- Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.