Kompania zvicerane që shet ajër të pastër të Alpeve

0
479

Një kompani e re zvicerane po e ambalazhon në shishe ajrin e pastër nga Alpet zvicerane për t’ua shitur atë qytetarëve në zonat e ndotura, siç janë ato në Kinë dhe Indi.

Kompania thotë se ajri mblidhet nga disa lokacione përreth Alpeve dhe më pas kompresohet në kanaçe aerosoli dhe vjen me një maskë të bashkëngjitur për të asistuar në frymëmarrje.

Kanaçeja shtatë litërshe me ajër kushton 21 dollarë dhe përmban ajër të mjaftueshëm për mbi 120 frymëmarrje apo rreth 10 minuta përdorim.

“Ky produkt është për ato popullata që jetojnë në baza ditore me ndotje të tmerrshme të ajrit që mund të shkurtojë jetën dhe të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore. Një shishe ajri zviceran nuk është përgjigjja e problemeve të tyre, por është kaq e këndshme që ju të mund të thithni ajrin e pastër dhe të freskët, madje edhe për pak kohë”, tha CEO i kompanisë, Danny Wurr.

Ai tha se pret që kompania e tij të bëhet “një lojtar i madh në tregun e ri të ajrit” dhe njoftoi se shitjet e para tashmë janë bërë.