Kompania izraelite shpik implantin për dhimbjet e shpinës

0
167

Pjesa e poshtme e shpinës vlerësohet si shkaku më i madh i dhimbjes kronike. Statistika tregojnë se ajo përbën 27% të raporteve të dhimbjeve kronike. Për më tepër, 77% e njerëzve me dhimbje kronike ndihen në depresion si rezultat.

Sipas “The Jerusalem Post”, 8 nga 10 amerikanë kanë probleme gjatë jetës së tyre, ndërkohë që amerikanët shpenzojnë afërsisht 50 miliardë dollarë në trajtimin e dhimbjes shpinës, dhe afërsisht 100 miliardë dollarë që lidhen me shpenzimet indirekte vjetore për shkak të dhimbjes së shpinës.

Por, për ta zgjidhur këtë problem po mendon kompania izraelite, ZygoFix, e cila ka ndërtuar një impiant shpine në miniaturë që është  i lidhur pa vida, dhe që ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të shpinës.

CEO i kompanisë, Ofer Levy, tha për “The Jerusalem Post”, se kompania e tij është e specializuar në trajtimin fushës së shpinës. Përparimet në teknologjitë e printimit 3D metalike hapën një mundësi për zhvillimin e këtyre dizenjove të reja.

“Sistemi ynë zLOCK mund të thjeshtojë më tej procedurat e bëra sot dhe t’i bëjë ato më të sigurta. Ne besojmë se sistemi zLOCK merr një hap shtesë në atë drejtim: koha më e shkurtër e procedurës, qëndrimi më i shkurtër i spitalit, ulja e shpenzimeve të përgjithshme”, tha Ofer Levy për “The Jerusalem Post”.

ZygoFix u vlerësua si “një nga 10 teknologjitë më të mira për problemet e shtyllës kurrizore për vitin 2017” nga Orthopedics.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu