Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dërgon letër votuesve të rinjë

0
116

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar letër të gjithë qytetarëve të cilët do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje të parakohshme.

Në këtë letër KQZ u tregon lokacionin e Qendrave të  Votimit të cilat u ka përcaktuar dhe i  njofton se nëse nuk janë të kënaqur mund të ndryshojnë qendrën e votimit përmes aplikacionit.

Më poshtë është përmbajtja e rekomandimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:

“Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 14 shkurt 2021

I/e nderuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ka caktuar Qendrën e Votimit më të përshtatshme për ju.

Nëse nuk jeni të kënaqur me lokacionin e Qendrës së Votimit, KQZ u mundëson ndërrimin e qendrës së votimit përmes aplikacionit online www.kqz-ks.org në linkun: “Shërbimet për Votuesit” pastaj linku: “Lista Votuese”, ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni deri me datën 27 Janar 2021”/oxygenpress.info