Komedia Fest po vjen, nesër në Gjakovë

Gjakova sërish do të jetë nikoqire e Festivalit të Komedisë.

Edicioni i shtatë i Komedia Fest hapet më 16 shtator, e diele, deri më 22 shtator.

Festivali që i jep gjallëri qytetit të Gjakovës këtë cit synon tejkalimin e paragjykimeve në shoqëri.

“Komedia Fest në edicionin e shtatë do të përmbajë edhe disa aktivitete tjera shtesë që kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë. Këto aktivitete shtesë përfshijnë edhe debate dhe ligjërata ditore me aktorë që kanë dhënë kontribut të çmuar në art, si dhe trendet e fundit globale”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Prishtina, Mitrovica, Presheva, Tetova, Gjilani, Peja, Tirana.

“Shfaqjet për fëmijë do të prezantohen në terminet e mesditës. Në skenën e muzikës do të ngjiten artistë të shumtë dhe do të ketë befasi të tjera”, thuhet në njoftim.

Komedia Fest është një festival shumëdimensional me fokus në shfaqje të komedisë, përcjellur me muzikë dhe ekspozita të ndryshme.

Programi i shfaqjeve pjesëmarrëse:

♦ E DIEL, 16 SHTATOR ♦

Ceremonia e hapjes

“50 shades of gay”

Qendra “Multimedia” – Prishtinë

*shfaqje mbi 16 vjeç

ALT’N Beats

Teelco

♦ E HËNË, 17 SHTATOR ♦

“Shtëpia në kufi”

Teatri i Qytetit – Mitrovicë

Agron Peni

Vesa Smolica

Adorel Haxhiaj

♦ E MARTË, 18 SHTATOR ♦

“I vetëm në banesë”

Teatri Profesionist – Gjilan

Art Lokaj

Visar Kuçi

♦ E MËRKURË, 19 SHTATOR ♦

“Etërit dhe bijtë”

Teatri Profesionist “Istref Begolli” – Pejë

Valon Shehu

♦ E ENJTE, 20 SHTATOR ♦

Stand up comedy

Burhan Amiti & Avni Shkodra

Flaka Krelani

Fatjon Miftari

Murat Bajrami

♦ E PREMTE, 21 SHTATOR ♦

“Maratonistët”

Teatri i Qytetit – Preshevë

Arian Randobrava on SAX

♦ E SHTUNË, 22 SHTATOR ♦

Nata përmbyllëse

“Nderi i kombit”

“Air Studio Teater” – Tiranë

Surprise DJ

~

Shfaqjet fillojnë në orën 20:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Bileta për çdo shfaqje kushton 1€ dhe mund të blihet në biletarinë e pallatit

~

Pas shfaqjes, muzika fillon në Cacoo Bar nga ora 21:00 dhe hyrja është pa pagesë./Oxygenpress.info