Kombëtarja U17 fiton me penallti kundër Maqedonisë së Veriut

0
88

Kombëtarja U17 ka shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen për plasman përfundimtar në kuadër të turneut  “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2, ku golat për Kosovën i realizoi Luis Hoti, derisa në serinë e penalltive Dardanët e rinj ishin më efikas se fqinjët e tyre, duke triumfuar 6:4.

Kësisoj, Kosova u rendit e shtata, derisa këtë turne prestigjioz e fitoi vendi nikoqir, Turqia, që në finale e mundi Republikën e Koresë, me rezultat 2:1.