Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Spanjë, nesër mban seancë stërvitore

0
55

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Sevilla dhe është akomoduar në hotel “Melia”.

Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Sevillas e kanë pritur zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit, të cilët i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Spanjë.

“Dardanët” nesër do ta mbajnë stërvitjen në “Estadio La Cartuja de Sevilla” në orën 18:00, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.