Kombëtarja e hendbollisteve mësoi kundërtshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian

0
200

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.Kosova për short ishte në vazon e dytë.

Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona.Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor.

Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti. Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali.Euro 2022 mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.