Kombëtares i bashkohen dy futbollistë tjerë

0
47

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në Kombëtare edhe dy futbollistë: Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Gjatë ditës së sotme ekspedita e Kombëtares do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ngase në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00.