Komanda Rajonale e KFOR-it – Lindje ndihmon OJQ-në “UJQ” me inaugurimin e fushës së futbollit

0
63

Në qytetin e Runikut, KFOR-i mbështeti organizatën joqeveritare “UJQ” me ndërtimin dhe inaugurimin e një fushe të futbollit. Qëllimi i organizatës “UJQ” është krijimi i ekipeve shumetnike të futbollit në Kosovë, duke i larguar fëmijët nga rrugët dhe drejtuar ata në fushat e futbollit. Liga përbëhet nga fëmijë e 13 fshatrave të zonës së Runikut, mosha e të cilëve është nga 7 në 23 vjeç. Që nga viti 2017, ushtarët sllovenë të Ekipit Monitorues Ndërlidhës K15 punuan me kryetarin e OJQ-së “UJQ” zt. Mexid HALILAJ për të ndërtuar fushën e futbollit. Komanda Rajonale –Lindje, e cila udhëhiqet nga SH.B.A.-ja po e kryen rregullisht misionin e saj për të kontribuar në mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të ofruar liri të lëvizjes në zonën e saj operative, duke mbështetur komunitetet lokale me projekte të bashkëpunimit civilo-ushtarak.