Koleksionistja britanike vjen në Prishtinë me ekspozitë për Skënderbeun

0
183

Libri më i vjetër në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë është “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut”, e vitit 1533 i shkruar nga Marin Barleti. Këtë libër, në vitin 2004 ia kishte dhuruar bibliotekës koleksionistja britanike, Patricia Nugee. Sot, ajo u kthye prap me libra në këtë bibliotekë.

40 libra për Skënderbeun janë ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Këta libra të vjetër do të jenë në dispozicion dy ditë, për qytetarët që dëshirojnë t’i shohin nga afër.

Vendosja e librave në bibliotekë u bë në kuadër të ekspozitës “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e cila u hap sot.

Librat janë nga koleksioni i Librave Antikuar të koleksionistes britanike, Patricia Nugee.

Patricia Nugge kishte filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë.

Ekspozita në Prishtinë po organizohet nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu